Shpëtohet 13-vjeçari me kokën e varur në qafë
Është shpëtuar nga një i panjohur djali indian me kokën e varur në qafë. Mahendra Ahirwar vuante nga një gjendje e rrallë e quajtur “Miopati kongjenitale”. Kjo ka bërë që muskujt në qafën e tij të jenë shumë të dobët për të mbajtur kokën lart.
Prindërit e tij, Mukesh Ahirwar, 41 vjeç dhe nëna Sumitra Ahirwar, 36 vjeç, kanë shpenzuar me vite duke e dërguar djalin e tyre tek doktorët për ndihmë, por asnjë nuk mund ta ndihmojë. Por tani i riu i është nënshtruar operacionit të “ndryshimit të jetës” nga një ish-kirurg, pasi nëna e tij kishte hapur një faqe për të kërkuar ndihmë financiare. Nga ndihmat financiare u mblidhen 12 mijë paund. Kirurgu, megjithëse 4.000 milje larg, i ka ofruar ndihmë duke marrë përsipër operacionin e 13-vjeçarit. Kirurgu Krishnan Rajagopalan e ka operuar djalin në Spitalin Apollo në Delhi. Doktor Krishman dhe ekipi i tij gjatë operacionit kanë hapur pjesën e përparme të qafës së tij, duke lëne atë komplet të dukshme. Kjo për shkak se lëkura e tij ishte jashtëzakonisht e hollë. Kjo lloj ndërhyrje ka zgjatur për 10 orë./tvklan.al