Shpëtohet prostituta shqiptare në Itali (17 Gusht 1998)


Shpëtohet prostituta shqiptare në Itali (17 Gusht 1998)

15:40 17/08/1998

E blerë në Shqipëri për 30 milion lireta. E detyruar të prostituojë në Romë dhe Perugia. Ky është fati i Marikës,vajzës 20 vjeçare nga Shqipëria. Pas 3 vjetësh shfrytëzim përpiqet të ndërroje jetën e prostitutës me atë të vajzës normale. Por shfrytëzesit e saj e ndjekin për javë të tëra dhe mbasi e gjejnë e rrahin dhe e keqtrajtojnë.

Sot në mëngjes në një kamp refugjatësh, në afërsi të Romës,policia arreston një 34 vjeçar akuza e të cilit është shfrytëzim personi dhe abuzim në përdorim arme. Sipas policisë mendohet se 34 vjeçari është shfrytëzues i Marikës dhe ai që e ka detyruar të prostituojë. Pas arrestimit të tij, Marika është kthyer në Shqipëri./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori






Të ngjashme