Shpiket sprajti që mund të parandalojë infektimin nga koronavirusi


Shpiket sprajti që mund të parandalojë infektimin nga koronavirusi

18:53 17/08/2020

Një sprajt hundësh mund të parandalojë njerëzit të infektohen nga Covid-19 dhe madje mund të jetë më efektive sesa maskat e fytyrës, thonë shkencëtarët. Ekspertët në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko krijuan sprajtin ‘AeroNabs’, i cili mund të hidhet në hundë.

Ata shpresojnë se ky sprajt do të veprojë si një mjet për të parandaluar që mijëra njerëz të infektohen para se një vaksinë të zbulohet përfundimisht. “AeroNabs” përmban nanotrupa, të cilat janë proteina imune të ngjashme me antitrupat që gjenden në gjakun e deveve.

Nanotrupat në formulë janë sintetike dhe janë krijuar për të shkatërruar SARS-CoV-2. Testet laboratorike kanë treguar se proteinat e vogla, rreth një e katërta e madhësisë së antitrupave që gjenden te njerëzit, mund të bllokojnë koronavirusin nga hyrja në qelizat.

Por formula “AeroNabs” duhet ende të provohet në provat klinike, për të parë nëse me të vërtetë mund të parandalojë që një person të infektohet.

Dr. Peter Walter, një profesor i biokimisë dhe biofizikës në UCSF dhe bashkë-shpikës, është shprehur: “AeroNabs është shumë më efektive sesa pajisjet mbrojtëse personale, ne e shohim atë si një formulë molekulare që shërben për të parandaluar infektimin nga koronavirusi derisa të gjendet një vaksinë”.

Nanotrupat u zbuluan fillimisht në një laborator belg në fund të viteve 1980 dhe kanë intriguar shkencëtarët në mbarë botën që nga ajo kohë.

Studiuesit në të gjithë botën e kanë drejtuar vëmendjen tek nanotrupat, me shpresë se ato mund të përshtaten për të neutralizuar koronavirusin.

Nanotrupat kanë funksionuar kundër koronavirusëve të ngjashëm në të kaluarën, përfshirë atë që shkakton sindromën e rëndë të frymëmarrjes akute (SARS).

Ato janë të ngjashme me antitrupat njerëzorë, të cilat janë proteina imune të prodhuara nga trupi në përgjigje të një patogjeni. Nanotrupat funksionojnë shumë si antitrupa njerëzorë, të cilët gjithashtu prodhohen në mënyrë sintetike në masë për të krijuar terapi kundër Covid-19.

Studiuesit, të udhëhequr nga studenti i diplomuar Michael Schoof, kanë botuar gjetjet e tyre në serverin e paracaktuar bioRxiv, që do të thotë se ende nuk është rishikuar nga shkencëtarë të tjerë./tvklan.al






Të ngjashme