Shpikja më e re japoneze, të shohësh koncertin live nëpërmjet telefonit (7 Dhjetor 2000)
Një shpikje e re në Japoni për t’u argëtuar në kohën e lirë. Telefoni celular mund t’a përdorësh dhe për të ndjekur shfaqjet e reja si mund të jetë një koncert. Nëpëmjet një faqeje në internet, mundësohet nga kompania e celularëve ndjekja e koncertit. Por, telefoni tani për tani të mundëson vetëm shikimin në video pasi për të dëgjuar janë duke përfunduar projektet e fundit.
Ky koncert është dhënë mbrëmë ku e kanë ndjekur live më shumë se 52 mijë njerëz. Ndërsa nëpërmjet celularit e kanë parë rreth 800 mijë fansë. Gjetja e re e videocelularëve është blerë në Japoni nga 8 shoqëri të cilët deri pranverën e vitit të ardhshëm, do të mundësojnë shërbimin audio. Drejt kontratave me shoqëri japoneze janë dhe disa kompani të tjera europiane për t’a sjellë celularin e ri edhe në Europë./tvklan.al