Shpresa Beçaj kthehet gjyqtare në Apel


Shpresa Beçaj kthehet gjyqtare në Apel

19:52 07/05/2018

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka ritkhyer në sistem e drejtësisë ish-Kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj. Ajo do të ushtrojë detyrën si gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tirane.

KLD në mbledhjen e kësaj të hëne ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Ministria e Drejtësisë për shkarkimin e Petraq Çurrit nga detyra, gjyqtar në Durrës.

Gjithashtu u kthye në detyrë edhe gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu. U shkarkuan nga detyra pas kërkesës së tyre, dy gjyqtarët e Gjykatës së Tiranës, Brunilda Kasmi dhe Merita Xhani.

Tv Klan






Të ngjashme