Shpresat nisin përgatitjet për Slloveninë
Kombëtarja shqiptare e 21-vjeçarëve kërkon suksesin e radhës ndaj Sllovenisë në takimin e vlefshëm për kualifikueset e kampionatit Europian 2023. Shpresat fituan 2-0 ndaj Andorrës të enjten, e skuadra ka nisur nga puna për sfidën e së hënës.
Trajneri Alban Bushi të premten zhvilloi një seancë të lehtë stërvitore, ndërsa të shtunën ngarkesa ka qenë më e madhe për lojtarët. Ekipi u stërvit normalisht, ku punoi me topin dhe nga ana taktike.
Përfaqësueses iu bashkua edhe futbollisti shqiptar që aktivizohet në radhët e Fiorentinës, Eljo Toçi. Ai ishte pjesë e grumbullimit me ekipin e 19-vjeçarëve, ku në miqësoren e parë të planifikuar ndaj Malit të Zi, shënoi dy golësh.
Takimi kundër Sllovenisë luhet të hënën në orën 18:30 në “Elbaan Arena”, dhe synimi i kombëtares U-21 është fitorja e dytë radhazi.
Klan News