Merkeli mbështesim Shqipërinë për integrimin


Merkeli mbështesim Shqipërinë për integrimin

15:40 28/11/2016 https://youtu.be/3q58W4sJjnU

Në konferencën e sotme për shtyp e cila është zhvilluar përpara takimit që ka zgjatur rreth një orë, Kancelarja Merkel ka përshëndetur fillimisht festën e pavarësisë së Shqipërisë. Me pas ajo ka folur me nota mjaft pozitive për progresin e Shqipërisë duke iu referuar Raportit të Komisionit Europian. Njësoj si ministri i Jashtëm Steinmeier pak javë më parë në takimin me homologun Bushati, Angela Merkel nuk ka folur hapur për qëndrimin që Gjermania do të mbajë në dhjetor. Por fakti që ajo i është referuar zbatimit të Reformës në Drejtësi dhe vazhdimit të progresit me 5 prioritetet le të kuptohet se nuk do të ketë surpriza.

Po ashtu, prononcimi i saj mund të thuhet se e ka shpërndare edhe mjegullën e krijuar disa ditë më parë nga deputeti i CDU ne Tiranë, Gunther Krichbaum. Domethënë Gjermania nuk do te vendose kushte te reja për Shqipërinë. Nga ana e tij kryeministri Rama ka nënvizuar se Shqipëria nuk kërkon as më shumë e as me pak po atë që ajo meriton.

Në konferencën për shtyp ku nuk pati pyetje nga gazetaret, kryeministri Rama vlerësoi në mënyrë të veçantë mbështetjen e Gjermanisë për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit dhe tha se ndryshimi në rajon lidhet me tërheqjen që Europa ka për këto vende. Por, ai kërkoi vëmendje, duke thëne se ketë situate miqtë tanë europiane nuk duhet ta marrin si të mirëqenë, pasi në rajon veprojnë edhe elemente të tjerë, të cilët mund të përfitojnë në lëkundjen e parë.

/ TV KLAN

 






Të ngjashme