Shpresë për pacientët me genin e Angelina Jolie
Ilaçi i përdorur për të trajtuar kancerin e gjirit te pacientët që kanë të trashëguar të njëjtin gen të Angelina Jolie mund të shpëtojë jetë njerëzish.
Pasi zbuloi se ishte bartëse e mutacionit të rrezikshëm genetic BRCA, në 2013 –ën, aktorja hollivudiane iu nënshtrua mastektomisë së dyfishtë. Por tashmë shkencëtarët kanë zbuluar se edhe ata persona që nuk e kanë të trashëguar këtë AND mund të kenë forma të ngjashme genetike të sëmundjes. Shkencëtarët britanikë analizuan gjenomet e kancerit të gjirit të 560 pacientëve dhe analizuan çdo tip të mundshëm mutacioni. Ata gjetën mutacione të ngjashme në tumore të cilat nuk janë të trashëgueshme si BRCA. Rezultatet e publikuara në revistën mjekësore “Nature Medicine
” sugjerojnë se një në pesë pacientë më kancer në gji mund të përfitojnë nga përdorimi i këtij trajtimi, i njohur si PARP. Aktualisht ata që kan genin BRCA trajtohen me ilaçe të dizenjuara për të riparuar AND –të problematike. Globalisht, kanceri i gjirit numëron rreth 1.7 milionë raste, ku mbi 5 përqind e tyre preken për shkak të trashëgimit të mutacionit genetik BRCA./tvklan.al