“Shpresoj të luajmë në qiell”, bota vajton humbjen e Maradonës
Njerëzit vdesin, legjendat kurrë. I tillë do të mbetet dhe Diego Armando Maradona, një legjendë që nuk do të shuhet kurrë…
Një humbje e tillë ka shkaktuar reagime në të gjithë botën. Personalitete të ndryshme, ish-futbollistë, sportistë, politikanë etj, janë tronditur nga humbja para kohe e argjentinasit.
Dhe reagimi më prekës ka ardhur nga braziliani Pele. Ai dhe Maradona konsiderohen ndër lojtarët më të mirë që ka pasur ndonjëherë futbolli në historinë e tij.
“Çfarë lajmi i trishtë. Unë humba një mik të madh, ndërsa bota humbi një legjendë. Ka shumë gjëra për të thënë, por për momentin shpresoj që Zoti t’i japë forcë familjes së tij. Shpresoj që një ditë të luajmë futboll në qiell”, shkruante ai.
Në Napoli, qytetin që ai ngriti në madhështi ka vetëm trishtim. Njerëzit u mblodhën rreth një zone të quajtur “Qoshja Maradona”. Me qirinj dhe lot në futbolldashësit u mblodhën edhe në qendër të qytetit.
Ndarja nga jeta e një legjende ka bërë që napoletanët të kërkojnë që stadiumit t’i vihet emri i Diego Armando Maradonës.
Të gjitha ndeshjet e Champions League mbajtën një minutë heshtje në nder të Maradonës.
Diego Armando Maradona konsiderohet si një prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit. Në vitin 1986, ai fitoi Kupën e Botës dhe po atë vit bëri histori me golin kundër Anglisë që më vonë u quajt “dora e Zotit”./tvklan.al
Que notícia triste. Eu perdi um grande amigo e o mundo perdeu uma lenda. Ainda há muito a ser dito, mas por agora, que Deus dê força para os familiares. Um dia, eu espero que possamos jogar bola juntos no céu. pic.twitter.com/6Li76HTikA
— Pelé (@Pele) November 25, 2020