Shpronësimet në autostradën Sukth – Durrës – (28 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kjo është pjesë e superstradës Sukth-Durrës. Vlera e kësaj rruge kap shifrat e rreth 15 milion eurove. Dy ditë më parë, qeveria ka miratuar vendimin për shpronësimet në komunat e Xhafzotaj dhe Rrashbullit. Ndërkohë që shteti ka shpronësuar një vit më parë pronarët e fshatrave Sukth, Marikaj, Vlash etj. Por megjithëse shteti i ka shpronësuar, problemet nuk kanë mbaruar këtu, sepse fshatrat mes tyre kanë probleme të pronësisë. Punimet për superstradën vazhdojnë dhe sipas premtimeve qeveritare, ndërtimi i pjesës së dytë të saj, pritet të mbarojë brenda Shtatorit./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori