“Shqipëri, ec në rrugën tënde”, shpallet fituesi i “Branding Albania”


“Shqipëri, ec në rrugën tënde”, shpallet fituesi i “Branding Albania”

19:57 16/05/2014 FituesiAmerikanët e “Stroberry Frog”, janë fituesit e konkursit ndërkombëtar “Branding Albania”. Juria ndërkombëtare i ka dhënë 6 vota kompanisë amerikane.

Slogani që do shoqërojë platformën multimediatike është “Shqipëri, ec në rrugën tënde”.

Para shpalljes së fituesit, Kryeministrit Rama, kujtoi një slogan që i kishte tërhequr më shumë vëmendjen. Qëllimi është promovimi i imazhit të Shqipërisë, i cili për kreun e qeverisë vuan një perceptim negativ.

Spotet publicitare, të kompanisë fituese, që bëjnë ftesa jo vetëm për turistët të vizitojnë Shqipërin por edhe bizneset të investojnë në Shqipëri, parashikohet të transpetohen në rrjetet televizive më prestigjoze në botë.

Promovimi i Shqipërisë nëpërmjet kësaj inisiative do të mbështetet me një fond prej 540 mijë eurosh të vëna në dispozicion nga qeveria, me një vendim të para disa ditëve.

TV KLAN





Të ngjashme