Shqipëri – Spanjë, policia në gadishmëri


Shqipëri – Spanjë, policia në gadishmëri

17:15 09/10/2016

Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për zhvillimin normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit mes Shqipërisë dhe Spanjës.

Rreth 1280 forca policore, duke filluar me RENEA- n, FNSH – të e Policinë Vendore të Shkodrës janë angazhuar për mbarëvajtien para, gjatë e pas përfundimit të aktivitetit.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, policia bën të ditur se drejtori i Flo Niko Brahimaj ka bërë instruktazhin e forcave FLO (Forcat lëvizëse operacionale), ndërsa dhe Drejtori i Rendit Publik, Gjovalin Loka ka bërë instruktazhin e Policisë së Rendit.

Gjithashtu, policia thotë se është bërë kontrolli i ambienteve të stadiumit me qen antieksploziv.

Edhe takimi mes përfaqësuesit të UEFA – s dhe Policisë së Shtetit mësohet se ka përfunduar.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave, si dhe pajisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të:

sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike,

pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht

.

/tvklan.al






Të ngjashme