Shqipëria 16 orë me drita (16 Nëntor 2000)


Shqipëria 16 orë me drita (16 Nëntor 2000)

14:34 16/11/2000

Tirana me 16 orë drita. Ky është njoftimi i para disa ditëve të KESH-it duke rritur kështu orarin e ndriçimit për çdo shtëpi, nga 8 deri në 16 orë. Qytetarët mundohen të numërojnë, por asnjëherë mbledhja e orëve nuk shkon afër 16. KESH raporton se në orët e natës Shqipëria mbulohet me energji të importuar, ndërsa dita me atë që prodhohet në vend ndaj dhe orët duken të reduktuara.

Koorporata apo filiali i Tiranës ka vendosur si orare ndërprerjeje 10:00 deri në orën 14:00 ndërsa pasdite nga or 16:00 deri në orën 17:00 dhe nata rrallë ka ndërprerje. Ata që e ndjejnë çdo ditë ndërprerjen e energjisë thonë se ky orar përsëri është i pamjaftueshëm./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme