Shqipëria, 3500 raste në vit me kancer


Shqipëria, 3500 raste në vit me kancer

15:56 04/02/2014 KANCERI_SHQShqiptarët po preken çdo ditë e më shumë nga sëmundjet tumorale.  Cdo vit numërohen mbi 3500 raste të reja, ndërsa problematike mbetet kapja në faza të zhvilluara të sëmundjes.

Në ditën botërore kundër kancerit, minsitri i shëndetësisë vizitoi  laboratorin biokimik klinik në qendrën spitalore universitare Nënë Tereza. Ai pa nga afër funksionim e aparaturës që kryen analizat e markuesve tumoralë, që prej disa kohësh nuk punonte për shkak të mungesës së reagentëve. Shefi i këtij laboratori  vuri në dijeni ministrin se ka ende mungesa, që pengojnë zhvillimin e disa analizave.

Drejtoresha e qendrës spitalore më të madhe në vend, bëri me dije se fondi për reagentet në këtë vit është dy herë më i madh se një vit më parë.





Të ngjashme