15:49 01/05/2014Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim sa i përket lirisë së medias. Sipas raportit të Freedom House për këtë vit, Shqipëria renditet në vendin e 98 me të njëjtin vlerësim prej 49 pikësh, por 2 vende më poshtë se një vit më parë. Shkalla 0 është vlerësimi më pozitiv, ndërsa shkalla 100 është pika më negative.Edhe Kosova ka të njëjtin vlerësim me vitin e kaluar duke mos bërë anjë përparim. Në rajonin e Evropës juglindore Serbia është e 74-ta, Mali i Zi në vendin e 78-të, Kroacia në vendin e 83-të. Ndërsa Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia radhiten pas Shqipërisë dhe Kosovës në vendin 103, përkatësisht e 122-ta.Freedom House vlerëson se liria e medies ka shënuar rënien më të madhe në dhjetëvjetëshin e fundit. Rënia është nxitur pjesërisht nga zhvillimet në disa shtete të Lindjes së Mesme, duke përfshirë Egjiptin, Libinë, dhe Jordaninë, problemet në Turqi, Ukrainë, dhe në një numër vendesh në Afrikën lindore, si dhe përkeqësimi në mjedisin relativisht të hapur medial të Shteteve të Bashkuara.