Shqipëria bojkoton ceremoninë e Nobelit
Shkak, dhënia e çmimit për Peter Handke
Shqipëria do të bojkotojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel që mbahet në Suedi.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri jashtëm në detyrë Gent Cakaj, i cili shkruan se shkak është dhënia e Çmimit Nobel për Letërsi shkrimtarit austriak Peter Handke.
“Justifikimi i mizorive të luftës gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë nuk duhet të shpërblehet” – shkruan Cakaj.
Më herët edhe Kosova deklaroi bojkotin e ceremonisë së dhënies së çmimit Nobel për këtë vit.
Peter Handke ka qenë një nga mbështetësit e ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviç gjatë luftërave në ish-Jugosllavi në vitet 1990.
Tv Klan