Shqipëria del në tregjet ndërkombëtare për Eurobondin


Shqipëria del në tregjet ndërkombëtare për Eurobondin

16:10 02/10/2018

Shqipëria pritet që sot të nisë transaksionin në tregjet ndërkombëtare për emetimin e Eurobondit me vlerë 500 milionë Euro. Ministria e Financave ka në plan që të kërkojë një afat maturimi 7 vjet, ndryshe nga e shkuara në 2010-n dhe 2015-n ku afati ishte 5-vjeçar.

Huaja që po merret përmes Eurobondit synon shlyerjen para kohe të 200 milionë Eurove të marra në vitin 2015 dhe nevojën për financim të buxhetit në vitet e ardhshme.

Do të jenë tregjet ndërkombëtare që do të vendosin sot nëse vlerësimin e ekonomisë shqiptare, ku te interesi që do të marrë Eurobondi, do të shihet edhe risku që ata perceptojnë për vendin tonë.

Qeveria pret që të marrë një normë më të mirë interesi se në vitin 2015-ë, prej 5.75% dhe një afat më të gjatë të Eurobondit.

Përmes një postimi në Twitter, Kryeministri Edi Rama tha se emetimi i Eurobondit është një test real për ekonominë shqiptare, ku vlerësimin nuk e bën opozita apo komentatorët, por tregjet e kapitalit. Ai kërkoi disa orë për të parë se si e shohin tregjet botërore ekonominë tonë.

Tv Klan






Të ngjashme