Shqipëria del nga lista e “Euromoney” si vend me risk të lartë
Shqipëria rezulton e treta pas Serbisë dhe Turqisë nga shtetet kandidate për në Bashkimin e Europian me riskun më të ulët. Agjencia prestigjioze Euromoney, thotë se vendi ynë për herë të parë ka dalë nga lista e vendeve me risk shumë të lartë, në ato me risk, duke u rankuar e 89-ta mes 186 ekonomive.
Kreu i Financave sqaron se përmirësimi i riskut ka ardhur si rezultat i përshpejtimit të rritjes ekonomike, duke dalë të parët në rajon me rritjen më të lartë dhe uljen e borxhit publik.
Ahmetaj ka një tjetër këndvështrim për indeksin e biznesit të Dhomës Amerikane. Për të, bizneset gjithmonë kërkojnë që të ulen taksat, por në fakt komponenti me rënien më të madhe ishte ai i klimës së brendshme politike.
Arben Ahmetaj shprehet se pavarësisht pakënaqësive të anëtarëve të Dhomës Amerikane, e rëndësishme është që bilancet e kompanive të kësaj dhome janë në rritje, e për të kjo është më e rëndësishmja, që biznesi të rrisë prodhimin e fitimin.
Tv Klan