Shqipëria dhe Kosova, fond të përbashkët për Preshevën
Qeveritë do miratojnë 15 marrëveshje
15 marrëveshje do të nënshkruhen ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që do të mbahet të premten. Qeveria e Kosovës ka miratuar fillimisht në mbledhjen e saj këto 15 marrëveshje të cilat sipas kryeministrit Avdullah Hoti do të thellojnë bashkë punimin me Shqipërinë.
“Jam shumë i kënaqur me këto marrëveshje, me diskutimet që janë bërë për këto marrëveshje sepse e thellojnë bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona”, tha Hoti.
Të dy qeveritë gjithashtu do të në nshkruajnë një deklaratë të përbashkët ku do të kërkohet dy parlamenteve mbikqyrjen e zbatimit të marrëveshjeve.
Kosova dhe Shqipëria në kuadër të marrëveshjeve do të kenë edhe krijimin enjë fondi të përbashkët për përkrahje të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Qeveria e Kosovës gjithashtu ka marrë vendimin për themelimin e një zyre në Luginë të Preshevës.
“Zyra do të jetë në mbështjetje për qytetarët e Luginës së Preshevës për të mbrojtur të drejtat e tyre në fushën e arsimit, në aktivitete kultrore”, tha Hoti.
Kosova dhe Shqipëria nuk kanë mbajtur mbledhje të përbashkë t që nga viti 2018, por ka kritika në Kosovë që marrëveshjet e nënshkruara nuk po zbatohen. Deri më tani ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë nënshkruar mbi 70 marrëveshje.
Tv Klan