Shqipëria dhe zgjedhjet (2009)
Autori: Blendi Fevziu
22:59 12/02/2009“Shqipëria dhe zgjedhjet”, kjo ishte tema e diskutimit në emisionin e sotëm të gazetarit Blendi Fevziu në Tv Klan.
Zgjedjet janë një prej evenimenteve më të rëndësishme me të cilën shqiptarët do të përballen më 28 Qershor të këtij viti. Këto zgjedhje do të jenë në qendër të vëmendjes, jo për shkak të rezultatit të tyre, por për faktin nëse do të certifikojnë një shoqëri vërtetë të emancipuar dhe demokratike hapa të cilët do të ndikojnë në procesin integrues të Shqipërisë.
Një seri sondazhesh kanë filluar të publikohen nga institucione të ndryshme dhe që kanë sjellë një kaos për rezultatet. Por për të diskutuar lidhur me zgjedhjet ishin të ftuar në studio dy përfaqësues të Partisë Socialiste Blendi Klosi dhe Kastriot Islami dhe dy përfaqësues të Partisë Demokratike Genc Pollo dhe Ilir Rusmajli.
“Ne patëm një përvojë jo të mirë me zgjedhjet e kaluara dhe kemi marrë parasysh gjithçka për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndër ta do të dalloja tre komponentë listat e zgjedhësve që kanë qenë objekt kontestimi më parë, mjeti i identifikimit të votuesve dhe administrimi në ditën e votimit”, tha Pollo.
“Mendoj se ka tre blloqe për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është kodi zgjedhor që me nismën e opozitës për herë të parë është kryer një reformë zgjedhore, e dyta është infrastruktura zgjedhore që ka të bëjë me tre kompozonte, regjistri themeltar, kartat e identitetit lista e zgjedhësve. Blloku i tretë ka të bëjë me administrimin”, tha Kastriot Islami./tvklan.al
Të ftuar: Blendi Klosi, Ilir Rusmajli, Kastriot Islami, Genc Pollo.