Shqipëria do të ketë zyrën e kontrollit të rrezatimeve (7 Shkurt 2001)
Në Shqipëri ekziston rrezikshmëria nga radioaktiviteti. Studimin mbi rrezatimin deri tani e ka bërë Instituti i Fizikës Bërthamore, në pajisje shtëpiake, por dhe aparatura në shëndetësi. Sot kontrollet mbi rrezatimet do t’a bëjë kjo zyrë e mbrojtjes nga rrezatimi për pacientët dhe personelin. Pajisjet dhe aparaturat që përdoren në shërbim të pacientëve në Shqipëri janë pjesërisht të amortizuara.
Një nga detyrat e kësaj zyre është përgatitja e dosjes për dhënien, pezullimin apo heqjen e licensës subjekteve që me aparaturat e tyre paraqesin rrezikshmëri. Xhozef Shabo, drejtor i Agjensisë Kombëtare dhe Energjisë Elektronike, thotë:
“Grafia dhe skopia janë pajisjet më të dëmtuara në Shqipëri. Aktualisht në doganë gjenden 17 pajisje të reja që priten të instalohen. Vërtetë numri i pajisjeve të reja në këto vite është rritur, por nuk ka ndyshuar numri i atyre të vjetra. Puna jonë është të ulim dozën e rrezatimit tek pacientët.”/tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti