Shqipëria drejt nëshkrimit të marrëveshjes së Asocimit me BE-në (7 Nëntor 1999)


Shqipëria drejt nëshkrimit të marrëveshjes së Asocimit me BE-në (7 Nëntor 1999)

11:13 07/11/1999

Shqipëria në prag të nënshkrimit përfundimtar të marrëveshjes së Asocimit me Bashkimin Europian. Pas kthimit nga dy aktivitete intensive diplomatike, takimet në Strasburg në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës dhe në Pragë në kuadër të nismës së Europës Qendrore, Shefi i Diplomacisë Shqiptare, Paskal Milo ka përshkruar hapat e fundit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Paskal Milo: Neve jemi në kontakte të ngushta me Komisionin Europian i cili po punon, tashmë pothuajse ka mbaruar studimi i fisibilitetit i cili mendohet se do të miratohet dhe kjo është edhe bindja jonë, mbështetur në ato deklarata që tashmë na janë thënë nga përfaqësuesit e Komisionit Europian. Do të miratohet në datën 10 ose 17 Nëntor, në dy prej këtyre dy datave që do të mblidhet Komisioni Europian. Pas miratimit të këtij studimi siç dihet do të bëhet edhe miratimi përfundimtar nga Këshilli i Përgjithshëm në muajin Dhjetor dhe kështu Shqipëria nga viti tjetër fillon negociatat për nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizimit dhe të asocimit në BE. Që Shqipëria duhet të shihet me prioritet gjatë zbatimit të Paktit të Stabilitetit sepse është vendi që ka vuajtur më shumë nga konflikti në Kosovë. Madje e kemi theksuar se ky përcaktim që ne i bëjmë rolit të Shqipërisë është i njohur nga faktorët ndërkombëtare i evidentuar prej tyre prandaj tashmë ka ardhur koha që jo vetëm të mbështetemi me deklarata por në të njëjtën kohë edhe me vepra konkrete./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme