Shqipëria eksporton energji për Shkurtin
Shqipëria nis eksportin e energjisë elektrike për gjithë muajin Shkurt. Pas një krize të gjatë për këtë sektor i cili shënoi një rënie me 35% në peshën që ka në prodhimin e brendshëm kombëtar për shkak të thatësirës gjatë vitit 2017, tashmë KESH për muajin Shkurt është kthyer në një eksportues neto.
Prodhimi i energjisë elektrike është duke mbuluar të gjitha nevojat e vendit me furnizim, si për konsumatorin fundor ashtu edhe për humbjet e OSHEE-së.
Në 5 ditët e fundit të janarit KESH shiti energji elektrike në treg duke fituar 400 mijë Euro, ndërsa për Shkurtin, nëse 200 mijë megavat/orët shiten me çmimin mesatar të bursës 40 Euro për megavat/orë, fitimet do të kapin shifrën 8 milionë Euro.
Niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës ka arritur në kuotën e 290 metrave, nga 296 metra që është niveli maksimale i lejuar.
Vitin që shkoi kompanitë e sektorit energjitk në vend shpenzuan 200 milionë Euro për të blerë energji, ndërsa qeveria ndryshoi buxhetin për t’i dhënë hua kompanisë së shpërndarjes për të importuar energji elektrike nga jashtë.
Tv Klan