Shqipëria ekspozitë pikturash dhe fotografie në Bienale të Venecias (16 Qershor 1999)
Takimi i Shqipërisë me botuesin e revistës Fleshar, Xhankarlo Politi, solli hapjen e një pavioni tërësisht shqiptar në Bienalen e Venecias. “Shqipëria sot” është piktura fotografia, instalacioni i paraqitur nga arstistët shqiptarë. Katalog i veçantë dhe faqe të tëra në albumin e Bienales tregojnë interesin që kanë ngjallur artistët shqiptarë.
Ftesa personale dhe kolektive kanë marrë artistët shqiptarë që do të jenë pjesëmarrës dhe të Festivalit të Edinburgut dhe të ftuar të Muzeut të famshëm berlinez. Muka e quajti pjesëmarrjen në Bienale pasaportën shqiptare në artin vizual botëror. Ndërsa Ministri i Kulturës Rama pjesëmarres në Bienale si artist, e quajti eveniment të kulturës shqiptare dhe duke cituar një artikull të një reviste të huaj, një surprizë./tvklan.al