Shqipëria favorite ndaj Lituanisë
Kundërshtari nuk fiton një ndeshje zyrtare prej 4 vitesh
Shqipëria e nis si favorite ndeshjen e sotme me Lituaninë, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë janë të motivuar pas suksesit 2 – 0 në transfertë me Bjellorusinë, ndërsa përfaqësuesja ballatike u mund me të njëjtin rezultat nga Kazakistani në Vilnius.
Kombëtarja Shqiptare e drejtuar nga Edoardo Reja është në përmirësim, ndërsa Lituania nuk fiton një ndeshje zyrtare prej 4 vitesh. Një e dhënë inkurajuese, madje dhe kundërshtarët e shikojnë Shqipërinë si pretendente. Reja paralajmëroi ndryshime në formacion për shkak të problemeve fizike të lojtarëve.
Sot në ‘Air Albania’ do të shohim edhe lojtarë debutues. Në portë do të jetë përsëri Strakosha. Para tij në mbrojtje do të jenë Djimsiti, Dermaku dhe Mihaj. Mesfusha do të përbëhet nga Hysaj, Qazim Laçi në ndeshjen e parë si titullar, në vend të Kejdi Bare, Gjasula, Abrashi dhe Trashi. Ndryshime ka në sulm.
Në vend të Cikalleshit që luajti titullar me Bjellorisinë do të jetë Sadiku. Bashkë me të Rej Manaj. Rëndësia e këtyre 3 pikëve është e padiskutueshme për ecurinë pasi Bjellorusia mundi Kazakistanin 2-1.
Tv Klan