Shqipëria feston 88-vjetorin e Pavarësisë (28 Nëntor 2000)
Shqipëria feston sot 88-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ditën kur më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin. Përfaqësuesit e të gjitha krahinave të vendit të mbledhur në Vlorë e shpallën Shqipërinë të lirë dhe sovrane. Sot në qytetin historik bregdetar në Tiranë dhe mjaft qytete të tjera, do të zhvillohen ceremonitë e festës. Ndërsa nesër do të zhvillohet 56-vjetori i çlirimit të vendit nga pushtuesit nazistë.
Por opozita ka thënë se do të sfidojë ceremonitë zyrtare për festat kombëtare të 28-29 Nëntorit. Partia Demokratike u ka bërë thirrje përkrahësve për të protestuar sot në të gjithë vendin kundër asaj që ai e quan vjedhje të votës që qeveria i ka bërë në zgjedhjet e 1 tetorit. Nuk është hera e parë që qeveria dhe opozita nuk i festojnë sëbashku festat kombëtare në Shqipëri.
Mosmarrëveshjet më të thella janë parë në datën e çlirimit të vendit. Socialistët thotë se 29 nëntori i vitit 1944 është dita e çlirimit të vendit, ndërsa demokratët këmbëngulin se vendi është çliruar më 28 nëntor. Rotacioni i pushtetit mes të djathtës dhe të majtëve në këto 10 vite ka bërë që të ndryshojë dhe datat për festimet zyrtare të këtyre ngjarjeve.
Pozita dhe Opozita u treguan dhe mbrëmë të përçarë gjatë cermonisë zyrtare për festimet e 2-vjetorit të bërjes së vendit me Kushtetutë. Përfaqësuesit e opozitës i përgjigjën negativisht festave të Gjykatës Kushtetuese. Festimet për 28 nëntorin do të zhvillohen edhe në Kosovë dhe në të gjitha shtetet ku jetojnë shqiptarë./tvklan.al