Shqipëria fiton!!!


Shqipëria fiton!!!

22:50 19/06/2016

Shqipëri fitoi ndeshjen e fundit në grup dhe tani ka ende shpresë për të qenë në fazën tjetër. Kombëtarja triumfoi me rezultatin 1 – 0 me Rumaninë, që nuk e mundte prej 68 vitesh.

Një sukses i rëndësishëm në stadiumin e Lionit, që kishte më shumë shqiptarë në tribuna. Futbollistët shqiptarë patën më shumë raste, por edhe shpërdoruan. Gianni De Biasi e nisi sfidën me kapitenin Lorik Cana në stol, duke i besuar Arlind Ajetit. Migen Basha i cili nuk u aktivizua në dy ndeshjet e para ishte titullar. Rumunët u treguan me rrezikshëm në minutat e para duke goditur portën, por pa arritur të befasojnë Etrit Berishën.

Ermir Lenjanit iu paraqit rasti më i mirë në mesin e pjesës parë, por goditi keq topin edhe pse portieri nuk ishte në pozicion. Mesfushori shpërdoroi një mundësi të artë. Ledian Memushaj pati një tjetër mundësi në minutën e 35’. Aksionet e vazhdueshme të kuqezinjve sollën rezultat në fundin e pjesës së parë. Goli i parë i Kombëtares në finalet e një Europiani u shënua nga Armando Sadiku, i cili mori një pasim perfekt nga Ledian Memushaj.

Sulmuesi 25-vjeçar justifikoi besimin e Gianni De Biasi, i cili ia besoi përsëri vendin e titullarit. Në minutën e 59’ Armando Sadiku u zëvendësua me Bekim Balajn, i cili debutoi në fazën finale të Europianit. Rumania e rriti presionin, por mbrojta kuqezi u tregua e vëmendshme. Kuqezinjtë nuk menduan vetëm të mbroheshin, por krijuan rrezik me Ledian Memushajn, Mërgim Mavrajn apo Andi Lilën./tvklan.al






Të ngjashme