Shqipëria humbet 3 pozicione në renditjen e FIFA-s


Shqipëria humbet 3 pozicione në renditjen e FIFA-s

14:15 15/09/2016

Kombëtarja renditet e 40 në FIFA për muajin shtator. Kuqezinjtë humbën 3 pozita ashtu siç ishte parashikuar.

Rënia në këtë klasifikim erdhi pas humbjes në tavolinë me rezultatin 3 – 0 të miqësores me Luksemburgun.

Aktivizimi i Ergys Kaçes edhe pse ishte ndëshkuar me karton të kuq në sfidën e mëparshme solli vendimin e komisioneve të FIFA-s.

Shqipëria ra në klasifikim edhe pse barazoi me Marokun dhe fitoi me Maqedoninë në përballjet e fundit. Nga 3 pozicione humbën edhe Spanja dhe Italia rivalë të Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2018 dolën jashtë dhjetëshes që kryesojnë klasifikimin e FIFA-s.

Izraeli humbi 22 pozicione dhe renditet në vendin e 98. Maqedonia është 148, ndërsa Lihtenshtejni ndodhet në vendin e 182 ashtu si muajin e kaluar.

Në rritje është Kosova. Barazimi 1 – 1 me Finlandën e ngjiti 22 vende nga pozita e mëparshme. Përfaqësuesja kosovare pozicionohet e 168. Renditja e FIFA-s kryesohet nga Agjentina edhe për këtë muaj./ TV KLAN






Të ngjashme