Shqipëria humbet me Ukrainën


Shqipëria humbet me Ukrainën

22:35 03/06/2016

Shqipëria humbi miqësoren me Ukrainën ku përsëri shfaqi probleme në mbrojte.

Kuqezinjtë u mundën me rezultatin 3 – 1 përpara mijëra tifozëve, të cilët i përkrahën në Bergamo. Gianni De Biasi e nisi takimin me ndryshime në formacion në krahasim me Katarin.

Kombëtarja pësoi gol përsëri në minutat e para.

Stefanenko shfytëzoi hapësirat në mbrojtjen shqiptare. Avantazhi i ukrainasve zgjati vetëm pak minuta, pasi Sadiku barazoi rezultatin. Goli i tretë në po aq ndeshje për sulmuesin.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë edhe pse pati të tjera raste shënimi. Pas pushimit De Biasi bëri ndryshime në mesfushë dhe mbrojtje. Ukraina shënoi në minutën e 48’. Yarmolenko gjeti të papërgatitur prapavijën kuqezi. Futbollistët e Shqipërisë rrezikuan disa herë, portën kundërshtare, por pas sukses edhe pse De Biasi luajti edhe me dy sulmues, me Balajn dhe Cikalleshin.

Në minutat e fundit të sfidës Konoplyankan realizoi duke përcaktur fitoren e Ukrainës. Kjo ishte prova e fundit e Kombëtares para fazën finale të Euro 2016.

TV Klan






Të ngjashme