Shqipëria i vetmi vend në rajon pa stacione sizmike?
Ekspertët: I vetmi burim informacioni për Emergjencat
Mbyllja e stacioneve sizmike në vend do të cënonte Sigurinë Kombëtare dhe punën e Emergjencave Civile.
Pas alarmit të dhënë një ditë më parë në Televizionin Klan, specialistët e Departamentit të Sizmologjisë thonë se në çdo rast tërmeti, IGJEUM është i vetmi burim informacioni për Drejtorinë e Emergjencave për ndihmat operacionale të saj dhe se ku janë dëmet më të mëdha.
Shqipëria rrezikon të kthehet vendi i vetëm në rajon pa stacione sizmike.
Nga 8 stacione sizmike, në vend operojnë vetëm 3, ai i Korçës, Tiranës dhe Vlorës. Ndërsa ata të Bajram Currit, Pukës, Peshkopisë, Sarandës dhe Leskovikut kanë dalë jashtë funksionit.
Tv Klan