Mediat botërore ftojnë turistët të vizitojnë vendin tonë: “Shqipëria, Kroacia e re”
Zhvillimi i turizmit shqiptar tërheq vëmendjen e mediave prestigjioze ndërkombëtare, që ftojnë turistët të zbulojnë Shqipërinë. Prestigjiozja amerikane “Kond Nast” e rendit Shqipërinë mes 20 destinacioneve kryesore turistike botërore të këtij sezoni krahas San Fanciskos, Lisbonës, Ibiza, Nju Jorku. Revista shkruan se vendi ynë është në rrugën e shndërrimit në një Kroaci të re.
Ndërsa prestigjiozja franceze “Liberasion” këshillon 5 qytete që mund të vizitohen gjatë sezonit veror. Listën e kryesojnë zonat turistike përgjatë bregdetit Vlorë – Sarandë. E përditshmja franceze ndalet në Dhërmiun që e përshkruan si një San Trope të jetueshëm, me plazhet e virgjëra, natyrën unike dhe banesat e vjetra të restauruara së fundi.
Berati dhe Gjirokastra tërheqin vëmendjen për ndërtesat unike me arkitekturë osmane që shtrihen rrëze maleve dhe ku në majë qëndrojnë kështjellat mesjetare. Korçën e përshkruan si Paris të vogël, me gjurmët e kulturës një shekullore franceze. Ndërsa për Pogradecin theksohen plazhet plot gjallëri buzë liqenit. Jehonë, turizmit shqiptar i është bërë edhe nga blogu suedez
Suedishnomad
.
Tv Klan