Shqipëria luan miqësore me Slloveninë
Sfida do të zhvillohet më 30 mars në Udine
Shqipëria do të luajë një miqësore me Slloveninë më 30 mars në Udine. Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi këtë sfidë si të parin test për kuqezinjtë në 2020 dhe nuk është hera e parë që luhet në Itali ku ndodhen shumë shqiptarë.
Një kundërshtar i njohur për Shqipërinë, pasi ka luajtur 7 herë, e fundit në 2013 në Ljubjanë. Kuqezinjtë kanë vetëm 1 fitore. Sllovenia për nga rezultatet e kohëve të fundit është e ngjashme me Shqipërinë, pasi renditet vetëm 1 pozicion më lart në FIFA.
Tv Klan