Shqipëria-Mali i Zi-Norvegjia-Ukraina bashkë kundër Rusisë
Shqipëria, Mali i Zi, Norvegjia dhe Ukraina kanë shprehur gatishmërinë që të negociojnë politikën e tyre kombëtare për të zgjeruar sanksionet kundër Rusisë.
Vendi ynë dhe tre shtetet e sipërpërmendura u bashkuan me vendimin që të zgjeronin sanksionet e tyre. Lajmi është bërë i ditur nga zyra mediatike e Këshillit të BE-së."Vendet kandidate Mali i Zi dhe Shqipëria, Norvegjia anëtare e Zonës Ekonomike Evropiane, si dhe Ukraina, kanë rënë dakord"
, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit. Nga ana e saj, Bashkimi Europian ka mirëpritur këtë angazhim. Më parë, drejtuesit e BE-së ranë dakord që të zgjasin sanksionet kundër Rusisë për 6 muaj të tjerë. Vendimi i Shqipërisë, Ukrainës, Malit të Zi dhe Norvegjisë për të zgjeruar sanksionet kundër Rusisë, vjen në kuadër të veprimeve që minojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës./tvklan.al