Shqipëria me një sportist më shumë në Olimpiadën e Rio-s. Përjashtimi i Rusisë i hap rrugën shtangistes Veli


Shqipëria me një sportist më shumë në Olimpiadën e Rio-s. Përjashtimi i Rusisë i hap rrugën shtangistes Veli

10:06 30/07/2016

Shqipëria do të përfaqësohet me 6 sportistë në Olimpiadën në Rio de Zhaneiro.

Delegacionit shqiptarë ju shtua një sportist, për shkak të dënimit të Rusisë. Federata Botërore e Peshëngritjes ka vendosur të përjashtojë skuadrën ruse dhe kjo ka bërë që të hapen vende për të tjerët.

Shqipërisë i takon një sportist më shumë dhe Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka vendosur të dërgojë në Rio 2016 shtangisten Evangjeli Veli, e cila do të garojë në peshën deri 53 kg.

Përfaqësuesit e tjerë shqiptarë në Olimpiadë janë peshëngritësi Briken Calja, atletët Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj, si dhe notarët Sidni Hoxha e Nikol Merizaj.

Tv Klan

 






Të ngjashme