Shqipëria me probleme në mbrojtje
Kombëtarja pësoi humbje në sfidën e fundit përgatitore para Euro 2016, por shqetësuese janë problemet e shfaqura në mbrojtje. Disfata 3 – 1 me Ukrainën në Bergamo nuk peshon sa mënyra si u pësuan golat.
Gianni De Biasi – Trajner i Kombëtares:
“Luajtëm mirë në pjesën e parë, por pësuam gol për shkak të një pakujdesie tonën në mbrojtje. Më pas arritëm ta kthenim lojën, madje Sadiku pati mundësi të shënonte përsëri. Me fillimin e pjesës së dytë pësuam përsëri gol dhe ndoshta po të kishim shënuar atëherë mund të kishte ndryshuar rrjedha e takimit.
De Biasi pas takimit tha se priste më shumë nga lojtarët, të cilët hynë në pjesën e dytë.
Gianni De Biasi – Trajner i Kombëtares:
“Mora pak sinjale nga ata që hynë si zëvendësues dhe kjo më keq, pasi ai që hyn për 20 ose 25 minuta duhet të bëjë më shumë, por gjithësesi puna që kemi bërë gjatë javës ndikoi edhe në këmbët e lojtarëve. Në këto ditë të mbetura duhet të punojmë me mbrojtjen”.
Debutimi i Shqipërisë në Europian do të jetë më 11 Qershor kundër Zvicrës në Lens.
Tv Klan