Shqipëria në Organizatën Botërore të Tregtisë (25 Janar 1999)


Shqipëria në Organizatën Botërore të Tregtisë (25 Janar 1999)

14:20 25/01/1999

Nëse gjithçka shkon në rregull në negociatat e Janarit Shqipëria do të bëhet anëtare e OBT-së në Qershor 1999. Sot është nisur për në Gjeneve grupi i negociatorëve shqiptare për marrëdhëniet me këtë organizatë. Koordinatorja e sekretariatit shqiptar për marrëdhëniet me Organizatën Botërore të Tregtis, Majlinda Osmanlliu shpjegon rëndësine e këtyre negociatave.

Ky është hapi i dytë që hidhet për të realizuar atë prioritet qeveritar që përbën anëtarësimin mundësisht gjatë vitit ’99 të Shqipërisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Shqipëria ka kërkuar të jetë anëtare e OBT-së që në vitin 1992 por pa patur sukses. Anëtarësimi në këtë orgnizatë është i rëndësishëm sepse e bën tregun shqiptar të konkurueshëm me tregun e huaj dhe njëkohësisht hap rrugët për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian./tvklan.al

Gazetar : Altin Hazizaj






Të ngjashme