Shqipëria në prag të debutimit


Shqipëria në prag të debutimit

14:07 10/06/2016

Kuqezinjtë janë vetëm pak orë debutimit në Europian.

Kombëtraja po përgatitet prej 23 Majit dhe të shtunën në orën 15:00 në Lens do të luajë me Zvicrën. Gianni De Biasi pritet të sfidojë zviceranët me formacionin që zbriti në fushë me Ukrainën vetëm me një ndryshim.

Në vend të Ergys Kaçes mendohet të jetë Burim Kukeli. Një mbrojtje me katër dhe një mesfushë e ngjeshur me Armando Sadikun i vetëm në sulm. De Biasi ka ende kohë të vendosë përfundimit nëse i lind ndonjë dyshim, por çdo lëvizje duhet të jetë e menduar mirë.

Ky debutim është tepër i rëndësishëm për Shqipërinë që me kualifikimin arriti suksesin e saj. Kombëtarja është në të njëjtin Grupit A ku nuk shikohet si favorite, por futbollistët janë gati të përjetojnë këtë përvojë, pasi presioni më i madh është te kundërshtarët.

Tv Klan






Të ngjashme