Shqipëria në tregun e kapitalit, eurobono 350 mln Euro
Shqipëria këtë pranverë pritet për herë të parë të dalë në tregun ndërkombëtar të kapitaleve, duke kërkuar një borxh prej 300 deri 350 milionë Eurosh. Kjo do të jetë eurobonoja e parë e emetuar nga vendi ynë.
Drejtori i Menaxhimit të Borxhit në Ministrinë e Financave shpjegon se ky fond do të përdoret për zëvendësimin e kredisë prej 200 milionë Eurosh të marrë vitin e kaluar nga disa banka ndërkombëtare dhe pjesa tjetër për të financuar buxhetin.
Dalja në tregun ndërkombëtar të eurobonove konsiderohet një sukses, pasi është shenjë besimi e investitorëve ndaj vendit tonë. Një lëvizje e tillë pritet të japë efekte pozitive në forcimin e monedhes vendase, me shume likuiditet per ekonomine dhe rrjedhimisht zhvillimin e vendit.
Plani për emetimin e eurobonos është diskutuar këto 2-3 vitet e fundit në Ministrinë e Fianancave, por situata jo e qetë në tregjet ndërkombëtare të kapitalit ka bërë që hapi konkret të hidhet brenda 3-4 muajve në vijim.
Tv Klan