Shqipëria nuk arrin finalen e Ligës së Europës
Kombëtarja e volejbollit të femrave nuk arrin të shkojë në finalen e Ligës së Europës. Vajzat kuqezi e humbën dje takimin me skuadrën vendase Suedinë me rezultatin 3 – 0 me sete. Shqipëria u përpoq të kthente rezultatin, por pa mundur ta bëjë atë.
Tani mbetet përballja me Estoninë për medaljen e bonzit. Ndeshja do të luhet sot në orën 16:00. Gjithësesi kualifikimi në fazën finale të Ligës së Europës është një sukses për Kombëten e volejbollit të femrave që fitoi 5 nga 6 ndeshjet në Grupin B.
Tv Klan