Shqipëria përballë Maqedonisë
Shqipëria siguroi një vend në fazën kualifikuese të botërorit të futbollit të sallës dhe ndeshja e fundit me Maqedoninë të dielën në Shkup do të vendosë fituesin e grupit paraeliminator. Por ky takim, përveç anës sportive ka edhe atë emocionale, pasi te maqedonasit luajnë disa shqiptarë.
“Unë si shqiptar jam i emocionuar, por do të jap maksimumin për fanellën që mbaj”,
thotë Ferid Agushi
.
Te kuqezinjtë, një nga lojtarët e lindur në Maqedoni është Eljesa Neziri.
“Është emocion i veçantë, pasi kam shokë aty, por shpresoj që Shqipëria të dalë me fituese në atë ndeshje”,
shprehet ai
.
Shqipërinë e vlerëson edhe trajneri i Maqedonisë, Ivan Bozovic.
“Shqipëria ka një ekip të shkëlqyeshëm me lojtarë të aktivizohen jashtë vendit, të përgatitur fizikisht edhe taktikisht. Kështu që Shqipëria mund konsiderohet favorite, por ne luajmë në fushën tonë dhe presim fitore”.
Takimin e parë me San Marinon kombëtarja e futsallës e fitoi 5 me 0, ndërsa Greqinë e mposhti 5 me 3.
Tv Klan