Shqipëria post NATO dhe reformat


Shqipëria post NATO dhe reformat

Autori: Blendi Fevziu

23:26 10/04/2008

Vendimi i një jave më parë i Aleancës së Atlantikut për të bërë zyrtare ftesën e Shqipërisë për anëtarësimin në NATO ishte tema e mbrëmjes së sotme në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu. Ky është hapi i parë konkret i Shqipërisë në procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian duke nisur që nga viti 1991. Ky vendim kërkon të arrihen reforma të shpejta dhe serioze për tu përshtatur me standardet demokratike të vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut.   

Për të diskutuar për Shqipërinë post NATO dhe reformat që duhet të arrihen ishin të ftuar në studio Lulzim Basha ministër i Jashtëm, Genc Ruli ministër Ekonomie dhe dy përfaqësues të PS Ben Blushi e Blendi Klosi.

“Aleanca Atlantike e Veriut ka qenë dhe mbetet një nga forumet më serioze që ka njohur historia e njerëzimit. Ajo nuk është një organizatë bamirësie dhe nuk mund të bëhet fjalë në asnjë moment që kjo ka qenë diçka që Shqipëria nuk e meritonte. Ata i marrin vendimet në bazë të një procesi të qartë politik që paraprihet nga një punë voluminoze. Ky ushtrim për Shqipërinë ka zgjatur rreth 10 vjet”, tha Basha./tvklan.al


Të ftuar: Lulzim Basha ministër i Jashtëm, Genc Ruli ministër Ekonomie dhe dy përfaqësues të PS Ben Blushi e Blendi Klosi.






Të ngjashme