Shqipëria rrezikon të luajë pa tifozë
Flakadanët e hedhur në takimet me Lihtenshtejnin dhe Spanjën e kanë vënë në pozitë të vështirë Federatën Shqiptare të Futbollit.
Ndëshkimi me gjobë nga FIFA pas takimit me Maqedoninë u shoqërua edhe me një paralajmërim për përshkallëzim të masave. Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku pranoi se rrezikojmë të luajmë edhe pa tifozë, por ende nuk ka një vendim."Ka një çështje në procedim, por vendimi nuk është marrë, rrezikojmë një dëmim".
Zyrtari i Federatës Shqiptare të Futbollit tha se do të punohet për të parandaluar të tilla situata."Do të ketë ashpërsim masash".
Federata do të ketë takime me policinë dhe grupimet e tifozëve, pasi në rast se stadiumi mbyllet për publikun shoqërohet edhe me dëm finaciar si mungesë e shitjes së biletave dhe gjobat që vendosen. Tv Klan