Shqipëria së shpejti pa infermierë
Vitin e kaluar sa janë licencuar, aq janë larguar drejt vendeve të Europës
Rritet ndjeshëm kërkesa i infermierëve që aplikojnë për t’u punësuar jashtë vendit. Për vitin 2019, numri i profesioneve të infermierisë që kanë ikur jashtë shtetit është rritur me 43%, në krahasim me 2018.
Përkatësisht, për vitin që lamë pas, kanë marrë certifikatën e sjelljes së mirë 1300 profesionistë, duke arritur shifra rekord me 391 persona më tepër.
Sipas Presidentes së Urdhrit, Blerina Duka, veç infermierëve, kërkesat për t’u punësuar jashtë janë shtuar ndjeshëm edhe nga mamitë, teknikët e laboratorit dhe fizioterapistët.
Gjermania mbetet destinacioni i preferuar i shumë prej tyre, por kërkesa ka dhe në Anglia, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, si edhe vendet e Lindjes së Mesme. Ky eksod i madh i infermierëve është sa numri i studentëve që licencohen gjatë një viti në vendin tonë.
Largimi i punonjësve shëndetësorë po kthehet në një kambanë alarmi. Pavarësisht se drejtuesit e qeverisë nuk e pranojnë publikisht, ata kërkojnë nga Urdhrat e Profesionit të dhëna të detajuara.
Veç infermierëve, gjatë vitit 2019, shumë i madh është edhe numri i mjekëve të larguar, në total janë 166 profesionistë. Në katër vitet e fundit, sipas të dhënave zyrtare të Urdhrit të Mjekut kanë ikur 666 mjekë të përgjithshëm, por edhe specialistë.
Klan Plus