Shqipëria U-21 leksione Andorrës


Shqipëria U-21 leksione Andorrës

08:11 08/10/2021

Ernest Muci dopietë dhe humbet penallti, kuqezinjtë ngjiten të tretët

Andorra është kthyer në një pre të preferuar për kombëtaren shqiptare të 21-vjeçarëve. Kuqezinjtë tanë triumfuan nën reshjet e dendura të shiut në “Elbasan Arena” me shifrat e pastra 2-0. Një gol për secilën pjesë i mjaftoi ekipit të drejtuar nga Alban Bushi ku protagonist ishte padiskutim Ernest Muçi.

Sulmuesi i Legias shënoi të dy golat, si dhe humbi një penallti. Fillimisht, lojtari i dalë nga akademia e Tiranës ekzekutoi saktë një goditje dënimi. Në pjesën e dytë, Muçi gaboi nga 11 metra larg, teksa në minutat e fundit, 20-vjeçari vulosi rezultatin përfundimtar në 2-0 me një tjetër goditje dënimi fantastike.

Fitorja e dytë në grupin G kualifikues të Europianit që do të mbahet në vitin 2023. Kuqezinjtë mbajnë vendin e tretë me 6 pikë. Sfida e ardhshme është ajo e 11 Tetorit përballë Sllovenisë.

Klan News






Të ngjashme