Shqipëria, vendi ku besimet fetare gjejnë harmoni (7 Shtator 2000)
Me ardhjen e shumë emigrantëve myslimanë në Europë, është krijuar së fundmi dhe një realitet i ri. Në këtë situatë kishat e krishtera janë mbledhur të diskutojnë për mënyrat e marrëdhënieve midis feve. Konferenca Europiane e Kishave dhe Këshilli i Peshkopëve Europianë kanë ftuar bashkësitë fetare të 24 vendeve për të diskutuar islamizmin në Ballkan.
Franca, Hollanda, Belgjika, Bosnje, Herzegovinë, Rusi, Vatikan e të tjerë janë mbledhur për të dhënë një mesazh bahkëpunimi dhe paqeje mes feve. Ky takim bëhet dy herë në vit ku shkëmbehet përvojë kryesisht me vendet me shumë etni dhe përkatësi fetare. Sivjet është zgjedhur Shqipëria si vendi që ka harmoni midis feve.
Bektashinj, ortodoksë, katolikë dhe myslimanë kanë hedhur ide bashkëpunimi ku këta të fundit, fondamentalistët i kanë quajtur grupe të caktuara. Nuk kanë aspak lidhje me fenë nuk është feja ajo që i udhëzon. Çdo vend pjesëmarrës në komunitetin e tij ka treguar situatën dhe marrëdhëniet midis myslimanëve dhe të krishterëve.
Qëllimi i Këshillit Europian të Kishave është të krijojë një linjë ndërkombëtare midis myslimanëve dhe të krishterëve, ura lidhëse midis feve./tvklan.al