Shqipëria voton për anëtarësimin e Serbisë në OSBE – (15 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Shqipëria nuk e ka penguar anëtarësimin e Serbisë në Organizatën e Sigurimeve dhe Bashkëpunimit Europian OSBE. Megjithatë ambasadori shqiptar në Vjen Roland Bimo, ka votuar pro Serbisë, por duke deklaruar disa kushte për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve. Jugosllavia është pezulluar nga OSBE, në vitin 1992 dhe nëse këtë radhë vetëm një vend anëtar i kësaj organizate votonte kundër atëherë ky shtet do të priste dhe dhjetë vjet të tjera për t’u anëtarësuar.
Sipas komisionerit për politikën e jashtme Sabri Godo, Shqipëria ishte e detyruar të votonte pro Serbisë në OSBE, por nuk heq dorë nga kërkesat për dëmshpërblimet e luftës, lirimin e të burgosurve kosovarë, si dhe planet e zonave të minuara.
Sabri Godo:- “Ky nënshkrim është bërë i shoqëruar me një deklaratë të ambasadorit tonë atje. Tani këto kërkesa do të përsëriten, në mënyrë më të qartë dhe më të vendosur, sepse na duket se mbrojmë një gjë të drejtë”.
Ndërkohë ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu, kundërshton veprimin e ambasadorit shqiptar në OSBE.
Tritan Shehu:- “Mua më duket një veprim i gabuar i diplomacisë shqiptare, sepse dhënia e votës, për të futur Jugosllavinë në OSBE, duhej të paraprihej nga kushti i lirimit të burgosurve politik kosovarë, një veprim që është në përputhje me kushtet e OSBE-së./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame