Shqiponja me duar, 60 ditë burg për ushtarët shqiptarë në Greqi


Shqiponja me duar, 60 ditë burg për ushtarët shqiptarë në Greqi

15:15 29/01/2017

7 rekrutët shqiptarë në Greqi, të cilët u fotografuan duke bërë me duar shqiponjën, janë dënuar me 60 ditë burg. Vendimi është marrë, pas hetimeve të Shtabit të Përgjithshëm ndërsa është firmosur dhe nga ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos. 

Ndërkohë sipas gazetës “Protothema”, hetimi është ende në vazhdim. Kjo foto e bërë në repartin e këmbësorisë së ushtrisë greke, në Mesologji, ngjalli një furtunë me reagime.

Madje ministri grek i Mbrojtjes, i njohur si nacionalist, akuzoi se në këtë foto ka gisht edhe kryeministri Edi Rama, nisur nga debati i vitit që shkoi për çështjen çame, e që Panos Kamenos e lidh me “Shqipërinë e Madhe”.

Rekrutët do të bënin betimin e tyre në datën 2 shkurt dhe do të shërbenin në ushtrinë greke për 9 muajt e ardhshëm./ tvklan.al






Të ngjashme