Shqiptarët dhe Krishtlindjet


Shqiptarët dhe Krishtlindjet

Autori: Blendi Fevziu

23:18 24/12/2009

Ka trokitur nata e madhe e Krishtlindjeve. Miliona besimtarë në të gjithë botën festojnë lindjen e Krishtit. Për katolikët kur ora shënon 00:00 fillon në Katedrale mesha e madhe, kur është momenti i lindjes së të shenjtit. Të krishterët festojnë në mënyrat e tyre të ndryshme ditën më të rëndësishme dhe më popullore, ku të gjithë njerëzit dekorojnë njëherazi shtëpitë e tyre dhë shkëmbejnë dhurata me të dashurit.

Ndryshe nga vendi ynë, në botë Krishtlindjet janë një traditë e hershme, 2009 vjeçare, po aq sa lindja e Krishtit. Pas shumë peripecish që nga viti 1944 deri në vitin 1967, besimet fetare dhe institucionet e tij e ndërprenë me dhunë veprimtarinë e tyre për të filluar sërish pas lëvizjeve demokratike të vitit 1990.

Lëvizja kundër institucioneve fetare, e nxitur nga shteti diktatorial komunist, u mbulua me një lëvizje të rinisë ateiste. Shumë kisha u kthyen në salla publike, disa u kthyen në salla bagëtish e disa u rrënuan krejt.

Por kjo është një kohë e largët dhe e harruar. Tashmë gjithçka është e shndritshme, gati për festë. Në ditët e sotme ajo që mbizotëron në zbukurime është hambari, ku qëndron Krishti dhe e gjithë skena e lindjes, e rrethuar nga ëngjëjt dhe barinjtë, pa harruar pemën e gjelbërt, të mbushur plot e përplot me sende të shndritshme.

Në shumë vende të botës atmosfera festive ndihet në çdo rrugë, dyqan dhe familje, të cilët përgatisin ushqime tradicionale me përbërje mishi dhe peshku. Çokollatat dhe frutat përbëjnë shportën e shijeve në këto ditë festash.

Por ata që besojnë më shumë në Krishtlindje, pa ditur mirë zanafillën, janë fëmijët, të cilët ngrysin ditët e tyre duke iu lutur plakut imagjinar për dhuratën e ambalazhuar me ngjyra. Në festën e Krishtlindjes dhurohet paqe, harmoni, mirëkuptim dhe dashuri për njerëzit më të dashur.

Për të diskutuar mbi festën e Krishtlinjes në emisionin “Opinion” ishin të ftuar ipeshkëvi Dom Gjergj Meta, deputetja Ledi Shamku, prezantuesja Rudina Magjistari, spikerja Fjoralba Mishaxhi, këngëtarja Mariza Ikonomi, kryetari i PBDNJ Vangjel Dule, gazetari Andrea Stefani dhe deputeti Aldo Bumçi./tvklan.al






Të ngjashme