Shqiptarët dhe maqedonasit sërish kundër propozimeve të Beogradit
Partnerët e koalicionit qeverisës në Maqedoni kanë qëndrime të kundërta ndaj ofertës së presidentit serb Boris Tadiç për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e kontestit të emrit mes Shkupit dhe Athinës.
Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme Abdylkadër Mehmeti, i cili është kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim, për televizionin shtetëror të Maqedonisë ka deklaruar se asnjë shtet fqinj nuk mundet të jetë ndërmjetësues objektiv në zgjidhjen e një kontesti mes dy shteteve tjera fqinje.
Nga ana tjetër kryeministri Nikolla Gruevski prej Tel Avivit e ka mirëpritur ofertën që presidenti serb e shprehu në Beograd.
Kjo nuk është hera e parë që shqiptarët dhe maqedonasit paraqiten me qëndrime të ndryshme ndaj propozimeve që vijnë nga Beogradi.
Qëndrime kundërshtuese politikanët shqiptarë dhe maqedonas shprehën edhe ndaj ftesës së Ministrit të Jashtëm serb Jeremiç, që Maqedonia të marrë pjesë në organizimin e Samitit të Shteteve të Painkuadruara, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm në Beograd.
Tv Klan