Shqiptarët e Kosovës nuk zgjedhin Shqipërinë


Shqiptarët e Kosovës nuk zgjedhin Shqipërinë

13:48 22/08/2017

Për herë të parë që nga viti 2009 shumica e shqiptarëve të Kosovës refuzojnë t’i kalojnë pushimet në Shqipëri. Treguesi kryesor janë shifrat e publikuara nga instituti i statistikave. Nga janari në korrik të këtij viti erdhën 182 mijë shtetas nga Kosova më pak se të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rënie prej 17%. Goditja fatale u dha në korrik ku tkurrja ishte me 33%. Në total hynë 297 mijë shtetas nga Kosova nga 444 mijë korrikun e një viti më parë. 

E megjithatë përsëri janë shqiptarët e Kosovës që renditen të parët në listën e pushueseve që vijnë në Shqipëri.

Por rritjen më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në 7 muajt e parë të vitit e kanë shënuar italianët, me 66 mijë hyrje më shumë, gjithsej me 182 mijë hyrje. Shkak për këtë është bërë edhe jehona që i bënë Shqipërisë faqet e mediave italiane duke e krahasuar me Karaibet, ushqimeve të mira e të lira dhe njerëzve mikpritës.

Të dytët për rritjen më të lartë janë maqedonasit. Madje këtë vit hyrjet e tyre u rritën me 20% për korrikun dhe 10% për 7 mujorin duke shënuar në total 342 mijë.

Surpriza e kësaj vere janë polakët. Kjo edhe për faktin që hotelet shqiptare u grupuan për të ofruar shërbime të gjitha të përfshira (all inclusive), një risi kjo për modelin shqiptar të turizmit. Por, pavarësisht rritjes së lartë, pesha e turistëve polakë mbetet shumë e ulët. Në shtatë muajt e parë kanë hynë në vend rreth 60 mijë polakë (gjysma e të cilëve erdhën në korrik), duke përbërë vetëm 2.2% të totalit të hyrjeve të shtetasve të huaj për periudhën në fjalë.

Rritje të lartë në vlerë absolute, por që mbeten të ulët në peshë, kanë shënuar këtë vit edhe zviceranët, anglezët, amerikanët./ABC News






Të ngjashme